Bashkia e Korçës po kërkon një zgjidhje tjetër për të larguar nga çadrat banorët e fshatit Floq. Zgjidhja sipas burimeve të siguruara mësohet të jetë afatgjatë deri në rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i datës 1 qershor.

 

Prej 48 orësh afro 180 banorë të fshatit Floq janë të sistemuar në çadra.

 

Duke qenë se kushtet nuk janë të përshtatshme, kryebashkiaku Sotiraq Filo po kërkon sistemimin e këtyre banorëve në disa ndërtesa brenda qytetit të Korçës.

 

Sipas Filos, sistemimi I tyre në ndërtesa do të jetë zgjidhja e duhur në këtë situatë të krijuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *