Subscribe

Parlamenti te enjten do t’i kushtohet debatit per zgjedhjet. Pas bllokimit te seancës javën e kaluar, grupi parlamentar demokrat ka vendosur qe kete seance ti meshoje asaj qe ata e cilësojnë manipulim i procesit, pasi ne gjykimin e Lulzim Bashes ne themel te keqqeverisjes qëndron pikërisht vjedhja e zgjedhjeve.

 

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka lene Shqipërinë te fundit ne rajon ne procesin e integrimit.

 

Ndërkaq grupi parlamentar demokrat ka vendosur te shfrytëzoje çdo hapësire te rregullores per te debatuar ne parlament. Per kete qellim kërkohet rikthimi i seancave plenare ditën e mërkure per te zhvilluar pyetje përgjigje me ministrat dhe kryeministrin. Kjo kërkese vjen pikërisht ne nje kohe kur socialistet kane propozuar qe nje jave ne muaj te mos mblidhet parlamenti, ne mënyre qe deputetet te kenë me shume kohe te shkojnë ne zonat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *