Në një kohë kur Basha shfrytëzoi raportin vjetor të CIA-s për të sulmuar qeverinë Rama mbi mënyren sesi është sjellur në raport me luftën ndaj trafikut të lëndeve narkotike, kryeministri Rama ka postuar në facebook të dhëna në lidhje me paciente të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të marrë shërbime dentare më të lira në vendet e tyre dhe më pas këta paciente shfrytëzojnë kohën e lirë sipas tij për të bërë turizem në vendin tonë..

 

Rama ka publikuar një video me dëshmie të shtetasve të BE-së të cilët kohën e mbërritjes në Shqipëri për sherbim dentar dhe kirurgji estetike e shfrytëzojnë për të vizituar vended he qytete të bukura nga jugu në veri.

 

“A e dini se çdo vit më shumë se 1500 pacientë të huaj nga vendet e BE-së (Italia, Franca, Belgjika, Kroacia, Rumania, etj) vijnë e qëndrojnë 7-12 ditë në Shqipëri për të marrë shërbimet dentare apo të kirurgjisë estetike në një klinikë në Tiranë?

Në kohën e lirë atyre u ofrohen guida turistike në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Falë impaktit të fortë të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane në katër vitet e fundit dhe rritjes së përvitshme të shërbimeve të hoteleri-turizmit, numri i këtij lloji të veçantë turistësh pritet të vijojë të rritet vit pas viti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *