Kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë se vetëm me ardhjen e opozitës në pushtet, Shqipëria do të ketë një shëndetësi dhe ekonomi më të mirë.

 

Në një postim në “Twitter”, Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama dështoi të menaxhonte pandeminë.

 

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *