Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit te raportit përfundimtar te ODIHR, raport, i cili, sipas tij, konfirmoi se vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble. Basha iu referohet te dhenave te raportit qe flasin për; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve tëvëzhguara.

 

“Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për: – ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës, – ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve, – ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje” thekson ne deklaratën e tij kryetari i PD, Basha.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *