Kreu i demokratëve, Lulzim Basha iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati tha se në fokus të planit ekonomik të PD-së, është qytetari dhe familja shqiptare. Përmes këtij plani, sipas Bashës, fiton Shqipëria.

“Punojmë me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare e lokale. Ndërsa bëjmë një plan pune, ai shpërdoron kohën televizive me fjalime të mërzitshme. Plani ynë ekonomik, në qendër qytetarin dhe familjen shqiptare. Me këtë plan fiton rinia, pensionistët, mjekët, infermierët, mësuesit, pedagogët, të papunët, të varfrit. Me këtë plan fiton Shqipëria, humbet Edi Rama. Ta kuptoj mirë nervozizmin, por koha jote ka mbaruar. Më 25 prill, Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. 8 vite kishte kohë të mbante premtimet, por i shkeli.”

Ndër të tjera, demokrati theksoi se taksa progresive ka dështuar, me argumentin se prodhoi korrupsion dhe padrejtësi, raporton Vizion Plus.

“Taksa progresive ka pasuruar oligarkët, ka varfëruar shqiptarët. Taksa progresive ka shkatërruar klimën e biznesit, taksa e sheshtë 9% do të sjellë zhvillim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *