Subscribe

Duke marrë shkas nga bllokimi i rrugëve si pasojë e stuhisë së dëborës që goditi vendin si dhe permbytjet në zonën e Shkodrës, lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se i ka braktisur qytetarët duke i lënë në mëshirë të fatit.

 

“Ka dështuar në çdo drejtim. Premtoi 300 mijë vende pune dhe në fakt Shqipëria është vendi sot me papunësinë më të madhe në rajon. Premtoi kujdes shëndetësor falas për të gjithë dhe pandemia e nxorri zbuluar gjendjen e shëndetësisë në kolaps total. Premtoi se do të ulte koston e jetës dhe gjithësecili prej jush që na ndjek sot e di se kostoja e jetës vetëm është rritur. Tani ka filluar të thotë premtime të tjera.”

 

Ndërsa bëri një bilanc të qeverisjes socialiste, kryedemokrati tha se Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Sipas Bashës situata në Shqipëri do të ndryshojë rrënjësisht sapo ai të marrë pushtetin.

 

“Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë! Çfarë bëri kur nisi pandemia? Vetëm propagandë! Çfarë bëri kur u bllokua Kakavia? U zhduk! Dhe vetëm propagandë! Çfarë bëri kur nisën përmbytjet? Vetëm propagandë! Çfarë bëri kur e gjithë Shqipëria u mbulua nga dëbora dhe akset kombëtare u bllokuan? U Zhduk! Dhe vetëm propagandë! Në fakt ka bërë të vetmen gjë që di të bëjë: vetëm propagandë! Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta nxjerrim Shqipërinë nga balta. Më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!”

 

Pasi renditi ato qe i quajti deshtime te edi rames kryedemokrati shprehu bindjen se qytetaret do ti besojne qeverisjen me 25 prill

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *