Subscribe

Kryetari demokrat Lulizim Basha, gjatë takimit në Pogradec, ka akuzuar qeverinë “Rama” se ka zëvendësuar diktaturën ideologjike me atë të krimit të organizuar.

 

Sipas tij, qeveria aktuale nuk është mazhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës.

 

 “Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij. Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit.”

 

E për t’iu kundërvënë kësaj qeverie, Basha tha se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive, për të ndryshuar gjendjen.

 

“Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!”

 

Në vijim të turit të takimeve në qytete të ndryshme të vendit, drejtuesi i PD-së është takuar edhe me qytetarë, me të cilët foli për mbylljen e bizneseve për shkak të taksave të larta, rritjen e papunësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *