Kreu demokrat akuzoi pushtetin lokal dhe kryebashkiakët socialist se kanë degraduar totalisht.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha duke u ndalur tek rreshjet e kësaj të marte, akuzoi pushtetin lokal se vetëm pas disa orë shi shumë qytete u përmbytën.

 

Por krahas këtyre deklaratave Basha nuk i kurseu as sulmet në drejtim të qeverisë. Basha tha se ka prova e fatke që tregojnë se kryeministri Edi Rama ka lidhje strategjike me krimin.

 

Sipas Bashës PS është një parti që është kapur totalisht nga krimi. Ai tha se Fatmir Xhafaj duhet të hetohet pavarësisht se dha dorëheqjen dhe se Vangjush Dako duhet të ishte arrestuar.

 

Basha theksoi se përgjimet e Dakos që dolën ishin maja e ajsbergut. Ai tha se prokuroria ka prova flagrante për arrestimin e Vangjush Dakos.

 

Në kuadër të kësaj deklarate, kreu demorkat akuzoi gjithashtu prokurorinë se është e kapur nga krimi dhe është në kolaps.

 

Por kreu i PD, nuk u ndal me kaq, ai deklaroi se Saimir Tahiri është eksponent i krimit dhe i drogës dhe se nuk duhet te hetohet per akuza te lehta.

 

Nderkohe teksa u pyet ne lidhje me rastin e KQZ, Basha akuzoi se PS nuk mund të propozojë dy kandidatura. Sipas Bashës PS ka shkleur ligjin pasi po përpiqet që të kap Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *