Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit.

 

Në një postim në Facebook, Basha akuzon kryeministrin Rama se futi në politikë dhe në zyrat e shtetit dhjetra kriminelë me rekorde të rrezikshme.

 

Sipas liderit demorkat, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë dhe se e keqja e vendit vijon të mbetet kryeministri Rama. Basha thotë më tej se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin mbetet largimi i kryeministrit Rama.

 

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *