Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Luzlim Basha, me aleatët, të mbajtur në selinë blu. Lideri i opozitës diskutoi me krerët e partive aleate raportin përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet lokale.

 

Ne fund te takimit Basha theksoi se raporti faktoi se në 30 qershor në Shqipëri nuk pati zgjedhje.

 

Tema kryesore e diskutimit ka qenë raporti i OSBE/ODIHR-it, i cili rrëzoi farsën e 30 qershorit. Është më shumë se një raport zgjedhor, pothuajse është një raport i një ngjarjeje kriminale dhe në një shtet normal do të përbënte bazë për nisjen e veprimeve penale ndaj një numri personash dhe një numri institucionesh. Por këtu vjen edhe vlera e dytë e raportit, sepse ka treguar që në Shqipëri nuk ka shtet, nuk ka institucione që të bëjnë detyrën e tyre. Nuk janë rrëzuar vetëm KQZ-ja dhe e gjithë infrastruktura zgjedhore. Raporti tregon se këtu ka rënë shteti: ka rënë drejtësia, gjykatat, ka rënë dhe është shkelur çdo ligj, nga Kushtetuta deri tek rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se këtu janë përfshirë në shkelje dhe dhunim të ligjit nga që kryeministri, tek KQZ e deri tek numëruesi dhe vëzhguesi më i thjeshtë në fshatin më të largët. Kjo ka ardhur sepse në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës. Dhe raporti fare qartë tregon se Edi Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme, por ka varrosur edhe shtetin e së drejtës, ka varrosur demokracinë, dhe duke varrosur këto dy baza të bashkëjetesës normale midis njerëzve, ka varrosur edhe ekonominë, ka varrosur llogaridhënien, ka varrosur paratë e shqiptarëve në gropat personale dhe në ato të oligarkisë e të mafies dhe krimit të organizuar.

 

Te gjithe kryetaret e partive te opozites theksuan nevojen e largimit te kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike. Basha deklaroi se opozita do te hartoje edhe nje platforme kombetare per daljen e vendit nga kriza

 

Ne si opozitë jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për hapat që duhet të kryhen për daljen e vendit nga kriza, sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit, saqë largimi i Edi Ramës, një orë e më parë, nuk mjafton. Duhet të kemi hapa të vendosur transformues për vendin, ndryshime të thella politike, ndryshime të thella zgjedhore, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës, ku t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin.

 

Sipas Bashës kriza politike ndikon negativisht edhe tek integrimi pasi nuk mund ti hapen negociatat nje vendi qe nuk zhvillon zgjedhje te lira e te ndershme.

 

“Ndodhemi para një momenti kyç, jo vetëm për atë që ka ndodhur, por edhe atë që pritet të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë, Këshilli Evropian do të gjykojë përsëri nëse do t’i hapë apo jo negociatat me Shqipërinë. Natyrisht, këtu kemi dy realitete, kemi realitetin e propagandës qeveritare, sipas të cilës negociatat janë hapur ka dy vite, dhe nuk e di sa shishe shampanjë janë hapur edhe janë pirë me funksionarë që s’janë më në Shqipëri, apo edhe me funksionarë të ardhur nga Brukseli, për të festuar hapjen e negociatave. Por të gjithë e kanë kuptuar se kjo ishte një gënjeshtër. Negociatat nuk janë hapur dhe negociatat nuk kanë shans të hapen me një Shqipëri që nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

 

Gjithashtu Basha ka theksuar hapat që do të ndërmarrë opozita në vazhdimin e  aksionit të saj, por akoma duket se nuk ka asnjë datë të re për vijimin e protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *