Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me demokratët e Durrësit.

 

Gjatë takimit ai shprehu vendosmërinë për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilin e quan “masakër zgjedhore”.

 

Basha tha se të bashkuar, demokraët janë gati për ta çuar deri në fund misionin që kanë marrë.

“Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *