Turi i takimeve të liderit të opozitës Lulzim Basha u zhvendos në qytetin e Rrëshenit.
Kreu demokrat vuri në dukje kapjen që sipas tij, kryeministri u ka bërë institucioneve krysore, duke i vënë në shërbim të krimit.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”,
Basha theksoi se partia demokratike eshte e vetmja shprese per te nxjerre shqiperinë nga kriza.
Nderkohe paralelisht me takimet e Bashes në Mirditë, opozita ka vijuar me protestat: qindra njerëz u tubuan në bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë, ku bënë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama.
Mesditën e kësaj të shtune kryedemokrati ka qenë në qytetin e Gjirokastrës, ka folur për sistemin e ngrutur nga Rama duhet përmbysur, nese duam qe vendi te ece përpara.
Protesta pati edhe në Shkodër dhe Korcë.





