Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar të Britanisë së Madhe në Londër.

Lideri I opozitës shprehu mirënjohje te thellë per pjesemarrjen masive dhe entuziaste ne Londer. Gjatë fjalës së tij para shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, Basha tha se beteja e opozitës në Shqiperi nuk është për pushtet.

 

“Ka një padurim të madh që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt, jo për të ardhur PD në pushtet, por për të patur të gjithë mundësitë për të jetuar përmes punës së ndershme. Kjo është beteja që luftojmë sot. Ata që mendojnë se kjo është luftë për pushtet, ndodhen vetëm në sipërfaqen e një vullkani zemërimi që zien shumë thellë.Si ka mundësi 30 vjet ne jemi të fundit, sepse me gjasa edhe Maqedonia do të nisë bisedimet? Si ka mundësi që pas 30 vjetesh shqiptarët e kërkojnë ende fatin jashtë vendit? Zemërimi është i ligjshëm sepse është marrë peng parlamenti, duke marrë peng parlamentin, merret peng qeverisja, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike.”

 

Duke nënkuptuar protestat e forta dhe me tension të opozitës gjatë javës së kaluar, Basha u shpreh se për demokraci në historine botërore janë këputur edhe koka mbretërish. Ai shtoi se parlamenti në Shqipëri është peng I votës I krimineleve, jo I votës së lirë.

 

Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë. Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik. Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *