Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi këtë të martë qytetarët dhe sipërmarrësi te vegjël në Kamëz, për të cilët tha se janë zhytur në varfëri dhe braktisur nga qeveria.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat pohoi se qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta, si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

“Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve. Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët. Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.”

Kreu i demokratëve premtoi se forca e tij politike do të ulë taksat në mënyrë që “ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat”.


Ai shtoi se mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet e tij kryesore.

“Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *