Kryetari demokrat Lulzim Basha shprehet se për ambasadorët sjellja e investitorëve të huaj në Shqipëri, është mision i pamundur. Në reagimin e tij në facebook, pas takimit të kryeministrit Rama me diplomatet, Basha shkruan se pamundësia vjen si pasojë e klimës armiqësore në Shqipëri për biznesin vendas dhe atë te huaj.

 

“Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime”, shkruan Basha.

 

Sipas liderit te opozitës Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave dhe  për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *