Subscribe

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor te miratuar me konsensus ne prillin e 2008. Pasi dorëzoi ne kuvend kërkesën per ngritjen e nje komisioni te posaçëm per reformën elektorale, kreu i PD Lulzim Basha ka shmangur pozicionimin pro nje sistemi te caktuar zgjedhor, por ka theksuar se ndryshimi i sistemit duhet te jape 3 garanci.

 

Ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje ne Kushtetute dhe 94 vota e PD, nuk mund te ndryshoje asgjë pa konsensusin e Partisë Socialiste. Basha është shprehur pro idesë se votimit te emigranteve, por duke garantuar votën e lire. Ne lidhje me debatet e fundit pas shfaqjes se fotografive te ish-diktatorit Hoxha ne festimet ne Peze, Basha ka lajmëruar se PD do te kërkoje hartimin e nje ligji te posaçëm kundër tyre.

 

Marrëveshja e 18 majit mes Bashes e Rames parashikonte reforme kushtetuese dhe zgjedhore, por tashme qe lideri i opozitës Basha deklaroi se kjo marrëveshje ka vdekur, nuk dihet se si do te ndërtohet bashkëpunimi per ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *