Subscribe

Demokratet kane ngritur flamurin ne çadrën para kryeministrisë, duke çelur punimet e parlamentit te opozitës. E ne këtë seance te pare kryetari i PD, Lulzim Basha, ka futur reformën ne drejtësi ne nje spirale te re bllokimi. Basha ka deklaruar se opozita nuk do te behet pjese ngritjes se institucioneve te drejtësisë, nëse nuk ribëhen nga fillimi 7 ligjet baze te reformës, qe u miratuan pa konsensusin e opozitës.

 

Praktikisht janë 6 ligje sepse drafti për SPAK u miratua me votat e PD dhe te gjitha vërejtjet e saj u morën parasysh. Por Basha ngriti edhe nje shqetësim tjetër per te sqaruar pse PD nuk do marre pjese ne ngritjen e organeve te vetingut.

 

Te njëjtën linje ndoqi edhe ish-kryeministri Berisha, i cili foli per here te pare ne çadrën e demokrateve.

 

Kërkesa e opozitës vjen vetëm nje jave para se kandidatet per organet e vetingut te vijnë per t’u votuar ne Parlament, organe qe s mund te ngrihen pa voten e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *