Subscribe

Pas gati 2 vitesh hetim, prokuroria e Tiranës çon në gjykatë dosjen penale në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me Çështjen kontratave të lobimit në Shtetet e Bashkuara, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

 

Në dokumentin e firmosur nga prokurorët Erivin Kranxha dhe Gjergj Tako , Basha rezulton i pandehur, për veprën penale falsifikim te vulave, stampave ose formularëve ndërsa akuza tjetër per pastrim parash ka rënë.

 

Së bashku me Bashën, organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë edhe dosjen në ngarkim të Arben Ristanit, ish sekretarit të përgjithshëm të partisë demokratike ne kohen e nenshkrimit te kontratave te lobimit, dhe financierit Ilir Dervishi.

 

Edhe ata akuzohen për falsifikim te dokumentave zyrtare, qe kanë dorezuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per shpenzimet e fushates elektorale.

 

Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas disa letër-porosivetë të mbërritura nga SHBA.Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen se kane fshehur nje financim prej 650 mijë dollarë per lobim nepermjet kompanise se shtetasit Nik Muzin i cili  pritet te merret ne pyetje ne Shtetet e Bashkuara per llogari te hetimit. Prokuroria dyshon se parate e lobimit gjate fushates jane financuar nga kompania Biniata Trade, nje kompani offshore ne pronare ruse, gjë e cila është mohuar nga Basha në deklarimet publike por edhe ato të deponuara nga ai gjatë hetimit.

 

Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve ne kodin penal parashikon një dënim nga 6 muaj deri ne 7 vite burgim në rast se vepra është kryer në bashkëpunim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *