Kryedemokrati Lulzim Basha bisedoi virtualisht me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Detajet nga biseda Basha i dha në “Facebook”.

Ai tha se në fokus të bisedimeve ishin punësimi i shqiptarëve në Greqi në këto kohë krize dhe strategjia që duhet ndjekur për turizmin.

“Gjatë bisedës, e falenderova kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira. Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë. Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.”

Kreu i PD e falenderoi kryeministrin grek për mbështetjen për Shqipërinë që të hapen negociatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *