Lulzim Basha vijoi akuzat në drejtim të sistemit të drejtësisë pas vendimit të një dite më parë nga Gjykata e Durrësit që vërtetoi mandatin e candidates së PS për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.

Kreu I PD, tha se Edi Rama kontrollon drejtësinë për krimit të organizuar dhe sidomos Vangjush Dakos që sipas tij duhet të ishte në burg.

 

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg. Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. 

Basha shton më tej se nuk pret që me këtë drejtësi të ketë politikan të prangosur. Me këtë drejtësi, sipas liderit të opozitës, të vetmit që përfundojnë në burg janë njerëzit e thjeshtë.

 

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *