Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.

Basha tha se keqqeverisja dhe dështimet e 8 viteve të fundit më shumë kanë rënduar tek gruaja shqiptare.

Sipas kreut të opozitës kjo gjë do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill.

Kryedemokrati gjithashtu tha se ndryshimi për qeverinë e re, do të thotë në radhë të parë t’i japet fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë.

 

 

“Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. . Në rrafshin ekonomik do të thotë të krijojmë mundësi reale për punësimin e grave shqiptare të cilat e vuajnë edhe më shumë plagën e papunësisë sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Është i domosdoshëm vendosja e ekuilibrit në institucione, por jo përmes gruas fasadë. Është e domosdoshme që roli vendimmarrës i gruas në politikë, të jetë real dhe thelbësor. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im, ky është angazhimi i Partisë Demokratike dhe për këto unë e di, se shumica dërrmuese e grave shqiptare sot janë të vetëdijesuar, e shoh këtë në çdo lloj takimi, në takime të vogla dhe në takime të mëdha si ky, vetëm me zonja apo bashkë të gjithë, që gratë të sytë e tyre kanë shpresën, kanë besimin, kanë energjinë për ndryshimin e pandalshëm që po vjen.

 

Më tej ai shpjegoi programin e Partisë Demokratike që parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë. Fëmijët e porsalindur në moshën 5 vjeç, sipas tij,  do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Basha shtoi se angazhimi kryesorë është ekonomia, hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe e mirëqenies , gjë që do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve shqiptare.

 

 

Duke nisur nga viti i parë i qeverisjes, nga muaji ynë i parë i qeverisjes buxheti i rishikuar do të ketë mundësinë për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë e të themelojnë vatrën, strehën e tyre. 20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ja japim këtë mundësi dy herë. Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara. Dhe unë kam dy zotime para jush, njëri politik dhe zotimi im politik është plani që kemi ardhur para jush nëna, motra, gra, bashkëshorte, vajza shqiptare. Është një plan realist dhe i zbatueshëm. Dhe nëse ne, nëse unë nuk e përmbush këtë plan nuk vij të kërkoj një mandat të dytë. Kjo është kultura politike e cila do të lindë më 25 prill, kultura politike që e ka çuar Europën përpara dhe që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Kam edhe një zotim tjetër sa politik aq edhe njerëzor. Unë besoj se politika më e mirë që i shërben njerëzve është politika me fytyrë njerëzore, politika që ndien me zemër, politika që e prek dhe e ndien dhimbjen e nënave për fëmijët e larguar, politika e cila do ti zgjidhë problemet pa bërë shfaqje, teatro, tam-tame të mëdha, pa bërë zhurmë, politika që nuk okupon, nuk pushton çdo hapësirë publike dhe private, nuk futet në çdo qoshe të ekzistencës së qytetarëve të vet, por që në mënyrë pothuajse të padukshme bën detyrën për të cilën ka lindur, t’iu shërbejë njerëzve për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *