E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: Mbështetje për fermerët

Opozita përmbylli takimet elektorale në Lezhe. Në fjalën e tij përpara mbështetësve, kreu i PD, Lulzim Basha u ndal tek shpenzimet pa kriter të qeverisë Rama për fasada dhe jo për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

 

Më tej, lideri demokrat u fokusua edhe tek fermerët per te cilët tha se me planin e tij ekonomik, do të mbështeten nga qeveria. Basha u kërkoi qytetarëve të votojnë numrin 6, pasi Partia Demokratike sipas tij ka një plan të qartë se si do të qeveriset vendi në 4 vitet e ardhshme.

 

Reklamë

Basha vijoi më tej turin e tij të takimeve në qytetin e Shkodrës, qyteti ku u firmos marrëveshja PS-LSI, 4 vjet me pare. Ai tha se Shkodra u kthye ne mallkim për Ramen dhe Meten.

 

Basha ju drejtua të gjithë të pavendosurve që ditën e dielën të reflektojnë dhe t’i besojnë projektit të tij, që mban vulën e ekspertëve gjerman.

 

Ne fjalën përmbyllëse, Basha tha se ka marrë urimet për fitore nga partia konservatore ne Britani, ajo republikane ne Francë etj, ndërsa në mitingun përmbyllës në Tiranë do të marrin pjesë zyrtarë të Partisë Evropiane Popullore.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë