Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u doli në mbështetje naftëtarëve dhe punonjësve të Poçemit në grevën e urisë që ata kanë nisur. Në një postim në “Facebook”, Basha tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe se qeveria duhet të reagojë.

 

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.”

 

Naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit kanë nisur një grevë urie prej disa ditësh sepse kanë disa muaj që nuk kanë marrë pagat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *