Në prezantimin e programit për rininë, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa theksoi se Shqipëria ndodhet në një gjendje emergjence.

Ajo u shpreh se nga viti 2014 deri më tani janë larguar ngë vendi 183 mijë të rinj dhe se 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec, raporton Vizion Plus.

“Shqipëria është në një gjendje emergjence. 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec. Ne po humbasim brezin tonë të ardhshëm. Ne po humbasim vazhdimësinë e Shqipërisë. Po humbasim shpresën. Dhe kur humbet shpresën, humbet gjithçka.

Arsimi, shtoi ajo, është arma më e fortë që merr një i ri për të përballuar jetën. Mirëpo, sipas saj, rinia shqiptare e humbi këtë armë nga rilindja.

“Tarifat u rritet nga 15 deri ne 45% sipas degëve të ndryshme duke ju bërë barrë familjeve të varfëra shqiptare dhe shumë të rinj e patën të pamundur të vazhdonin studimet për shkak të pamundësisë për ti paguar. E humbi po ashtu me një reformë të dështuar në arsimin profesional, që propagandohej si një nga sukseset që do sillte rilindja. Por jo vetëm që nuk u shtuan të rinjtë që marrin arsim profesional por rregjistrimet në këto shkolla kanë rënë me 20%. Rinia ka humbur besimin!  50% e të rinjve nuk kanë besim te sistemi arsimor dhe as te drejtësia ne vend. 52.3% e atyre që kanë një diplomë universitare duan të emigrojnë jashtë vendit. Papunësia është ulur këmbëkryq te rinia. 31,8% e të rinjve që janë në moshën deri 24 vjeç dhe që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk vazhdojnë një cikël tjetër studimesh janë pa punë, ata janë “rrugëve”  si shpresëhumburit e mëdhenj. Kjo shifër është më e larta në rajon. Lulzim Basha do jetë kryeministri i rinisë, sepse ne jemi të bindur që kur Rinia Fiton, e gjithë Familja shqiptare Fiton, e gjithë Shqipëria Fiton!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *