Lideri i opozitës Lulzim Basha foli serish për kokainën e sekuestruar ne Maminas por këtë here duke vene theksin tek fakti qe krerët e bandës nuk janë arrestuar. Pas mbledhjes se grupit parlamentar kryedemokrati Basha deklaroi se është iluzion te presësh nga kryeministri Edi Rama te luftoje krimin e drogën.

 

Sipas Bashes rasti i Maminasit tregoi lidhjet e krimit me politiken.

 

Për opozitën rreziku kryesor ne këtë moment është futja e parave te krimit ne ekonomi ndaj Basha kërkoi nga organi i akuzës te përqendrohet ne këtë drejtim.

 

Përgjatë gjithë javës se ardhshme debate i PD ne komisionet parlamentare dhe ne séance pritet te përqendrohet tek rreziku qe i vjen Shqipërisë nga krimi dhe droga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *