Lulzim Basha e mori fjalën dy herë përballe protestuesve të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I shoqëruar thuajse gjatë gjithë kohës në sfond nga hedhja e bombave molotov drejt hyrjes së kryeministrisë, Basha nuk e ka kursyer gjuhen e ashpër drejt kryeministrit Edi Rama.

Kreu I PD I beri thirrje militanteve te opozites qe te mos sulmojne uniformat blu.

 

 

Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mision, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik. Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për Shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë. Bashkimi i edi ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.

 

Pasi u tërhoq disa minuta si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga forcat e rendit, Basha doli sërish në podium dhe tha se opozitën nuk ka forcë që e ndal.

 

Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie  gjithë Evropa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *