Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se me listën e miratuar dje, PD dhe aleatët nisën marshimin drejt ndryshimit

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga “Aleanca për Ndryshimin”.

Ai nuk la pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se Shqipëria nuk do të ketë të ardhme me të dhe se këto 8 vite qeverisje kanë qenë të tmerrshme.

“Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron, një fasadë. Pas fasadës, hajdutët e parave të shqiptarëve dhe bandat. Lista jonë, kandidatë me integritet të lartë. Nuk ka reflektim, por pengmarrje totale të shpresës për ndryshim në PS. Ata që nuk duan ndryshimin, duan të vazhdojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Kjo fasadë nuk fsheh dot keqmenaxhimin e pandemisë. Kjo fasadë, nuk fsheh vjedhjet milionëshe të një grushti njerëzish. Një grusht njerëzish, nuk do ndryshimin. Me 25 prill largojmë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin me një plan pune që do të vihet në zbatim nga ekspertët më të mirë. Do jetë një program ndryshimi për Shqipërinë dhe shqiptarët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *