Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar një takim me aleancën për mbrojtjen e teatrit për të pranuar përgjegjësitë për hartimin e listës së kandidatëteve për deputet.

 

Para artistëve Basha ka kërkuar bashkëpunim me artistët dhe shoqerinë civile për një platformë të përbashkët duke u angazhuar se nuk do të fusë me në parlament njerëz si Lefter Maliqi.

 

“Reflektim i thellë edhe brenda brenda opozitës përsa i përket misionit tonë që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë dhe që në ballet të ndryshimit që duam të mos jenë maliqet por elita intelektuale brenda dhe jashtë vendit”.

 

 

Basha është përballur me kërkesat për më shumë akses të qytetareve në vendimarrje, duke hedhur idene e prokuroreve dhe gjyqtareve qe zgjidhen me voten e shqiptareve

 

Lideri i opozitës ka gjetur mbeshtetje mes artisteve por eshte perballur edhe me kritika.

 

Basha ka perseritur idene per ndryshime themelore kushtetuese qe perfshijne reduktimin e numrit te deputeteve ne 100, nje parlament me dy dhoma e nje sistem zgjedhor mazhoritar por sipas tij emergjente eshte shkeputja e krimit nga politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *