Pas pretencës së dhënë prej prokurorisë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”, ka reaguar kreu demokrat, Lulzim Basha.

 

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama po rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës.

 

Basha akuzon dy prokurorët e çështjes së janë përdorur politikisht me qëllim dënimin e ish-deputetit të PD.

 

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit. Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *