Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-presidentit Bujar Nishani, se ai e dinte që SHBA do ta shpallte “non grata” Sali Berishën.

 

Teksa e quan shpifje këtë deklaratë, kryedemokrati  shkruan se “inati e mllefi personal e ka një limit” dhe se ky sipas Bashës është kaluar.

 

Për Bashën, këto shpifje iu shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike.

 

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *