Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha e quajti kërkesën e opozitës per ndryshimin e Kushtetutës si tregues të mbështetjes për reformën ne drejtësi.

 

“E pra ky është një akt i përgjegjshëm politik, i cili bëhet për t’ia davaritur çdokujt dyshimin se Partia Demokratike ka ndonjë axhendë tjetër përveç se përshpejtimit të Reformës në Drejtësi. Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëve dhe të korruptuarve, se sa një drejtësi që funksionon.”

 

Gjate takimit me demokratet e kryeqytetit, Basha theksoi se duhet nje kryeprokuror me veting dhe konsensual, pasi kryeministri me kapjen e organit te akuzës, ka vendosur nen kontroll hetimet per persona te lidhur me pushtetin.

 

“Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantët e drogës, dhe Edi Rama ndalon arrestimin  e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Sajmir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimit dhe kriminalizimit të Shqipërisë.  Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është!”

 

Basha ka ftuar te gjithë qytetaret i bashkohen protestës se 27 janarit.

 

“John Lennon, me këngën e tij të famshme “War is over, if you want it”, “Lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo shqiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron! “

 

27 janari shënon protestën e pare te opozitës ne kete vit e te gjitha partitë jane angazhuar per te pasur sa me shume pjesëmarrje, si tregues i mbështetjes qe kane përballe qeverise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *