Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë këtë të mërkurë sërish në terren, ku ka takuar disa qytetarë, të cilët kanë ndarë shqetësimet e tyre për krizën ekonomike që po kalon vendi.

Sipas Bashës, faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit dhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë po e çojnë biznesin në kolaps. Ai shtoi se sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë për shkak të keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.”

Basha theksoi se vendi po zhytet në varfëri, ndërsa kryeministri vazhdon të mendojë për karrigen dhe “xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve”.

“Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook. Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *