Subscribe

Për afro dy orë, lideri demokrat Lulzim Nasha dëshmoi para grupit të prokurorëve belgë mbi çështjen e njohur me emrin “Toyota Yaris”.

Basha u paraqit fiks në orën 9:00 në prokurorinë e krimeve të rënda, aty ku hetuesit e huaj e pyetën mbi deklaratën e bërë prej tij në parlament për trafikun e paligjshëm të 3.4 milionë eurove, para se ato të zbuloheshin nga policia në Durrës.

Vetë Basha tha se kishte dhënë edhe më shumë fakte mbi këtë cështje.

 

 

Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla.

 

Pastrimi i parave të drogës dhe krimit të organizuar sipas Bashës, është problemi kryesor me të cilin po përballet vendi.

 

 

Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash.

 

 

Sipas Bashës, morali i vetëm i Edi Ramës është paraja duke premtuar se cdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD.

 

 

Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd. Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi. Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë. Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *