Muajt në vijim pritet të jenë me masa më të lehtësuara kundër koronavirusit. Diçka të tillë e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një videomesazhi në “Facebook”, deklaroi se kjo do të arrihet falë vaksinimit masiv të popullatës.

 

Kreu i qeverisë deklaroi se për baret, restorantet, hotelet dhe klubet e natës nuk do të ketë më orare kufizuese. Në muajt e verës, Rama shtoi se në Shqipëri do të vijnë turistë nga e gjithë bota.

 

 

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *