Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Bardhi: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale

10 Dhjetor 15:20

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka theksuar se zgjidhja e vetme e krizës politike në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshme, ato parlamentare dhe lokale, në të njëjtën ditë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Bardhi shkruan zgjedhjet e lira dhe të parakohshme mbështeten edhe nga Rezoluta e Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU).

 

 

Gjithashtu ai është shprehur se përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj europiane kalon vetëm nëpëmjet një Qeverie të dalë nga vullneti i qytetarëve dhe që punon për interesin e qytetarëve.

 

Postimi i Plote:

 

Rezoluta e Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) është një tjetër dëshmi e nevojës urgjente që ka Shqipëria për të zgjidhur krizën e rëndë politike në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, të parakohshme, parlamentare dhe lokale në një ditë. Përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj europiane kalon vetëm nëpëmjet një Qeverie të dalë nga vullneti i qytetarëve dhe që punon për interesin e qytetarëve.

Është fakt që betejat e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, për Reformë gjithëpërfshirëse Zgjedhore; për zgjedhje të lira e të ndershme; për luftë kundër fenomenit të blerjes së votës dhe përfshirjës së krimit të organizuar në zgjedhje; për zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit; për funskionimin e gjykatave, përfshirë Gjykatës Kushtetuese; dhe për luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, gjejnë pasqyrim tashmë në të gjitha dokumentet e partnerëve tanë ndërkombëtar. Mund të jetë nga rastet e rralla, që kemi një opozitë që nuk po lufton thjesht të vijë në pushtet, por po lufton çdo ditë për të arritur standarde europiane, dhe për ta transformuar totalisht vendin nesër.

_**_

Rezolutë e Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)

Miratuar në Takimin Ekzekutiv

6 Dhjetor 2019, Ëashington DC

  • Duke mbajtur në konsideratë konkluzionet për Shqipërinë të Këshillit Evropian mbajtur në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR në 5 Shtator 2019;
  • Duke mbajtur në konsideratë faktin që Shqipëria është duke u përballur me një krizë të thellë politike, me largimin e popullsisë nga vendi dhe me rënien e ekonomisë;
  • Duke mbajtur në konsideratë faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e zgjedhësve dhe u zhvilluan në sfondin e një situate krize politike dhe institucionale;
  • Duke njohur angazhimin e vendosur dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë në mbështetje të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë;
  • Në mbështetje të angazhimit të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit, bazuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikante;
  • Duke theksuar rëndësinë e procesit të integrimit si një katalizator i reformave, dhe duke vlerësuar mbështetjen që gëzon ky proces nga qytetarët shqiptarë;

 

Unioni Ndërkombëtar Demokrat:

  1. I bën thirrje partisë qeverisëse dhe opozitës në Shqipëri të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme këtë krizë të thellë politike nëpërmjet dialogut politik.
  2. Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse për të arritur progres në draftimin dhe miratimin me konsensus nga partitë politike të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
  3. Duke theksuar thirrjen e përsëritur nga OSBE/ODIHR të rëndësisë që ka vullneti politik për të zbatuar plotësisht standartet e kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës zgjedhore në dobi të demokracisë shqiptare dhe të funksionimit të institucioneve demokratike në nivel qendror dhe vendor.
  4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; bën thirrje për një vendim përfundimtar të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019.
  5. Thekson se aktiviteti i blerjes së votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet Europiane dhe bën thirrje për rezultate të prekshme në kohë të afërt dhe procedim penal të suksesshëm të të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët, zyrtarët dhe bandat kriminale të përfshirë në vjedhje votash dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.
  6. Shpreh shqetësim të thellë përsa i përket fenomenit të përsëritur të kandidimit të njerëzve me rekorde kriminale apo…

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Gazmend Bardhi PD Union zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa ti bën lek nga regjimi i Ramës

më shumë...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë

më shumë...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.