Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk është i aftë të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Rama nuk mund të luftojë krimin e organizuar dhe prandaj duhet që të ndryshojë sa më parë situata.

 

“Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë. Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!”

 

Ky reagim erdhi pas deklaratave të Edi Ramës në Parlament se presidenti Ilir Meta po lobon kundër Shqipërisë duke valëvitur flamuj pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *