Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi kërkoi votën e fermerëve të Cërrikut. Në një takim që pati me ta këtë të premte, Bardhi dëgjoi denoncimet e tyre sesi janë vjedhur fondet. Për këta, demokrati tha se nuk do të ketë falje.

 

“Pasi u tha fermerëve thashethemexhinj e dembelë, tani thotë se produktet e fshatit tonë ngelen pa shitur se janë të paditur. E gjitha kjo tregon sjelljen e tyre në 8 vite. Mirë që nuk ju mbështesin, mirë që nuk janë krah jush, po janë edhe arrogantë dhe të pafytyrë. Ju e keni dëgjuar që thotë kam shpërndarë vjet 95 milionë euro për fermerët. Po unë nuk kam gjetur deri më sot, një rast të vetëm, dhe këtë nuk e them për politikë, që të ketë ngritur dorën dikush e të ketë thënë unë kam marrë 2 lekë. Skema që kanë ndërtuar është më shumë përjashtuese se përfshirëse. Dembelin po e bën bos, ndërsa punëtorin po e gropos. Dembelë janë shokët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, se ai i ndan lekët këtu tek ju, që marrin 95 mlionë euro. E pastaj mendojnë se me ato lekë do të vijnë të blejnë fshatarin këtu me 50 mijë lekë që i japin dy ditë ose 3 ditë para zgjedhjeve. Për ata që kanë vjedh, mi lër mua, se besoj që aq më njihni, se i kam merak vetë. Do ta shikosh. Në ka një gjë që nuk falet, është dikush që vjedh e dikush që shkel besimin e njerëzve. Atë kategori edhe vëlla ta kem, nuk e fal.”

 

Gazment Bardhi garantoi se PD do ta mbajë fjalën për mbështetjen e fermerëve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *