Ministrja e Infrastrukturës ,Belinda Balluku ka deklaruar se si pasojë e situatës së krijuar nga termeti banesa e familjes Lala, e cila përbëhet prej 9 anëtarësh është shembur dhe dyshohet se ka pasur disa persona brenda, por ende nuk dihet numri i saktë.

 

“Është shembur banesa e familjes Lala. Familja është 9 anëtarëshe. Ne supozojmë se janë 9 anëtarë se kjo familje përbëhet nga 9 anëtarë, por nuk e dimë saktësisht sa persona janë nën rrënoja. 9 anëtarë ka familja, nuk e dimë sa persona janë brenda, shpresojmë të mos ketë shumë. Është shumë e nevojshme t’i bëjmë thirrje qytetarëve të Durrësit të hapin rrugën”.

 

Gjithashtu ministrja Balluku u bën thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak i bllokimit të qarkullimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *