Nga aeroporti i Kukësit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se duke filluar nga kjo e diel do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore.

 

Po ashtu, ajo sqaroi se momentalisht aeroporti është operacional, por theksoi se në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë.

 

Më tej, ajo ka ndarë edhe në bisedën që ka realizuar me Ramën në vitin 2018 për aeroportin e Kukësit.

 

“I kam nisur një mesazh Ramës ku i thoja se është një aeroport ushtarak dhe më i vështirë. Më ka thënë që ju do e bëni sepse e di që do e bëni. Edhe unë jam surprizuar që ia doëlm kaq shpejt. Dua të theksoj disa teknalitete. Dua ta sqaroj se sigurisht që në aviacion ka rregulla europiane që ne i respketojmë. Dua të sqaroj ata që thonë jo erdhi nga Tirana e më pas në Kukës. Duke nisur nga sot, ky aeroport është operacional. Ju sapo e patë, jeni dëshmitarët e faktit. Duke nisur nga sot do nisin nga puna testet, për të nisur kontratën për të validuar proceduar, pë rata bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Jo vetëm për Kukësin. Këtu do të ketë pasagjerë nga Mali i Zi dhe nga kudo. Kjo gjë do të bëhet sipas rregullave në fuqi. Më datë 17 qershor, aeroporti i Kukësit do të jetë i përdorshëm në të gjithë kompanitë, ky është një aeroport operacional dhe për të gjithë ata që kanë pyetje nëpër panele dhe i lihet në dorë koncensionarit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *