Subscribe

Ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano ka zgjedhur Tiranën për t’i dërguar një mesazh të drejtpërdrejt Brukselit zyrtar, të ndërhyjë për të parandaluar destabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pas takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Alfano tha se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, fokusi i të cilit do të jetë gjatë Samitit të Triestes në muajin korrik, në funksion të Procesit të Berlinit, është e rëndësishme për Europën.

 

Angelino Alfano: Ballkani Perëndimor kanë një rëndësi strategjike për Italinë dhe Evropën. Pavarësisht përparimeve të mëdha në procesin e integrimit, rreziqet për destabilitet po rriten dhe mund të vënë në rrezik realizimin e çka është arritur. Kjo shfaqje tensionesh është shoqëruar me retorikë nacionaliste nga ana e disa liderëve ballkanikë. Për këtë BE duhet të riafirmoj rolin e saj në rajon dhe të dërgojë një mesazh të fortë e konkret për bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme të punohet në dy drejtime paralele: forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE duhet të mbështesë këtu bashkëpunim, në funksion të integrimit evropian. Ne konsiderojmë Shqipërinë si aktor kryesor në Ballkan, sepse vitet e fundit ka luajtur rol për stabilitetin e rajonit.

 

Ditmir Bushati: E kemi konsideruar Procesin e Berlinit si përpjekje të BE-së për të nxjerrë vendet e Ballkanit Perëndimor nga paradhoma e pritjes në procesin e anëtarësimit europian, deri në anëtarësimin e plotë të rajonit, duke njohur rëndësinë gjeostrategjike.

 

Shefi i diplomacisë italiane ritheksoi mbështetjen e qeverisë së vendit të tij, për integrimin e Shqipërisë në BE. Por, nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave.

 

Angelino Alfano: Ne mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë që përkon me 5 prioritetet kyçe dhe këtë e bëjmë në nivel institucional. Por, unë nuk mund të futem në dinamikën politike të një vendi tjetër.

 

Ditmir Bushati: Ne kemi miratuar ndryshimet në Kushtetutë me unianimitet. Reforma në drejtësi i hapi mundësinë Komisionit Europian të rekomandojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Plani i miratuar në ndryshimet kushtetuese është aty dhe nuk kemi çfarë të rishkruajmë, pasi të gjithë aktorët politikë duhen të sillen me pritshmërinë e të gjithë partnerëve dhe në përputhje me Kushtetutën.

 

Gjatë takimit, dy ministrat e Jashtëm kanë vënën theksin edhe tek nevoja e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *