Kreu i grupit parlamentar I PS, Taulant Balla priti këtë të mërkurë në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Dave Kostelancik si dhe të ngarkuarën me punë të SHBA në Shqipëri Leyla Moses-Ones.

 

Në një postim në “Facebook”, Balla shprehet se takimi kishte në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa thekson se qeveria Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë përkrah SHBA.

 

Balla thotë gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA përbën një nga themelet kryesore të politikës sonë të jashtme.

 

“Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *