Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hequr paralele mes vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe vrasjes së 4 protestuesve në 21 janarin e 2011, kur qeveriste Partia Demokratike.

Duke krahasuar këto dy ngjarje, Balla tha se asokohe, ish-kryeministri Sali Berisha i fshehu gardistët në Kryeministri, ndërsa ministri i Brendshëm nuk dha dorëheqjen.

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *