Kryesuesi i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, Taulant Balla, ishte sot në takimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë të zonës së Belshit, Musa Ulqini dhe Klodiana Zdrava.

 

Përpara qindra banorëve të Belshit, të cilët ishin mbledhur në sheshin e rikualifikuar nga projekti i Rilindjes Urbane, Balla i njohu ato me reformat e ndërmarra nga qeveria këto katër vite, si dhe me sfidat dhe projektet për mandatin e dytë qeverisës.

 

Në fjalën e tij , Balla u shpreh se në këtë fushatë zgjedhore ne do të shkojmë në çdo lagje dhe në çdo fshat të bashkisë Belsh, për t’u thënë se ne ende nuk jemi të kënaqur me punën e bërë deri më tani në Belsh, sa kohë që të kemi filluar punën për furnizimin 24 orë me ujë në çdo familje.

 

“Ky  është një angazhim i cili na mban ne të lidhur dhe na mban të motivuar për të punuar intensivisht”, tha Balla.

 

Duke u ndalur tek bojkoti i zgjedhjeve nga PD, deputeti Balla  theksoi se arsyeja pse PD bojkotoi parlamentin dhe tani po bojkoton zgjedhjet nuk ka të bëjë fare me atë që dëgjohet përditë nga çadra. Atë e kanë për mbulim.

 

“Ata kanë dy arsye shumë të forta ,pse nuk hyjnë në zgjedhje. Arsyeja e parë është frika nga humbja. E dyta është frika nga Vettingu”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *