Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mori pjesë këtë të mërkurë në Asamblenë Socialiste të Cerrikut, në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e 2021.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i socialistëve theksoi se është fakt i pakundërshtueshëm që listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Sipas tij, listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament.

“Shqiptarët në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, përmes ndryshimeve kushtetuese, ju garantua e drejta për të zgjedhur qoftë forcën politike të cilës duan t’i besojnë qeverisjen e vendit, por gjithashtu të japin preferencën e tyre për deputetin që duan në Kuvend. Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.”

Sa i përket LSI-së dhe PD-së, Balla tha se ata lloj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund t’u besohet më vota.

“Vota është ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 18 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Politikanë që e shohin territorin nga foltorja e selisë së partisë, duke tradhëtuar zgjedhësit me axhendën dritëshkurtër partiake. Këtu në Cërrik, në nëntë vitet e fundit ka qeverisur katër vite PD dhe më pas katër LSI. 8 vite të humbura, me një qeverisje vendore të pa-aftë dhe të korruptuar. Prej 30 Qershorit 2019 bashkia ju kthye njerëzve, popullit të Cerrikut dhe ne duhet t’i qëndrojmë besnikë pritshmërive të njerëzve. Edhe pse në vështirësitë e tërmetit dhe pandemisë, Cërriku po merr shumë investime të rëndësishme publike infrastrukturore si në ujësjellës, rrjeti i energjisë elektrike, shkolla, qendra shëndetësore etj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *