Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla përshëndeti thirrjen e eurodeputetëve që mbështesin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

Sipas Ballës, eurodeputetët vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria në drejtësi.

 

“Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane. “Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, vlerësojnë eurodeputetët, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, sikurse vlerësohet edhe në vlerësimin e Komisionit Europian”, tha Taulant Balla në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *