Subscribe

Bashkëpunimi i mazhorancës me Tom Doshin për Partinë Socialiste është një kapitull i mbyllur.

Qëndrimi i numrit dy të socialistëve, Taulant Balla, sipas Vizion Plus, vjen pasi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi se ka marrë premtimin e kryeministrit Edi Rama, për të mos bërë pjesë të qeverisë kryetarin e social-demokratëve, nëse “Rilindja” fiton mandatin e tretë.

 

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS-së

 

Në vitin 2015, ish deputeti socialist Tom Doshi, me vendim të grupit parlamentar të PS-së është përjashtuar. Përgjegjësia e Edi Ramës, si kryetar i PS-së dhe e imja si Sekretar i Përgjithshëm, është brenda strukturës së PS-së. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë, me asnjë parti. Të vetmit aleatë të PS janë qytetarët e zakonshëm, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje dje këtë raport bashkëqeverisje duam ta çojmë përpara edhe në mandatin tjetër qeverisës.

 

Diskutimit për modelin përfundimtar të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit, nënkryetari i PS-ë kërkoi që partitë politike mos të kthehen në pengesë, por të përzgjidhet ajo që është më e kuptueshme për zgjedhësit.

 

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS-së

 

Eksperienca ka treguar që ne vende ku zona me një numër të madh zgjedhësish, bëhet fjalë për Tiranë, është e detyrueshme të përdoren numrat për të arritur formësimin e një flet votimi që mos të jetë sa një tavolinë, por të jetë e vogël për tu administruar lehtësisht.

 

Fajtorin e vetëm të mos-realizimit të pilotimit të votimit e numërimit elektronik dhe votës së emigrantëve, Taulant Balla, shesh Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS-së

 

Nuk gjej dot arsye të kuptojë pse Partia Demokratike, nuk do që kjo të testohet në Tiranë dhe kurrë nuk e kam kuptuar pse PD dhe LSI nuk e duan votën e shqiptarëve q1% jetojnë jashtë vendit. Shpresoj ende që parashikimi që është bërë në kod të implementohet nga KQZ.

 

Deklaratat numri dy i socialistëve i bëri pas një takimi me senatorin e Rhode Island, Leonidas Raptakis, ku tha se tanimë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë janë jo vetëm në planin politik por edhe atë ekonomik.

 

TITRA:

PS: “DOSHI”, KAPITULL I MBYLLUR

 

BALLA AKUZON PD E LSI EDHE PER TEKNOLIGJINE NE ZGJEDHJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *