Subscribe

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla deklaroi se qeveria nuk do që protesta e studentëve të mbyllet por që të dialogojë.

 

Balla tha për mediat se qeveria do që të thellojë reformën e arsimit se bashku me studentët, ndërsa nuk i kurseu sulmet ne drejtim te opozites.

 

Ai tha se ne protesten e studenteve ka dhe eksponente te LSI dhe PD.

 

Duke u ndalur tek kerkesat e studenteve, kreu i grupit të PS deklaroi se arsimi universitar në vend ka më shumë se 8 probleme.

 

Ai pohoi se mazhoranca do që të ketë bashkëeqverisje me studentët për drejtimin e universiteteve.

 

Balla më tej u bëri thirrje studentëve që të shkojnë në Parlament dhe të flasin me kryeministrin Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.