E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bahamas njeh shtetin e Kosovës, Osmani: Vendim historik! Begaj: Vendim që forcon rendin ndërkombëtar

Bahamas, vend në Karaibe, ka njohur pavarësinë e Kosovës këtë të premte.

Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në një njoftim në Facebook, shkruan se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau.

Reklamë

“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi Osmani.

Pas kësaj, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Reklamë

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj në rrjetin social “X”.

Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

Marrëveshja për njohjen e Kosovës nga vendi ishullor i Oqeanit Atlantik dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë