Në konferencën e kësaj të hëne, presidenti Ilir Meta tha se patronazhistët nuk kanë lënë mënjanë as vajzën e tij të vogël.

Kreu i shtetit u shpreh se vajza i thotë që të mos pi shumë, sepse kështu i kanë thënë patronazhistët.

“Patronazhistët, duke e ditur pikën e dobët, më ngacmojnë vajzë e vogël. Ajo thotë babi mos pi më të lutem. Se kujton se pi, i thonë patronazhistët. Po jo i thashë të keqen babi. I thonë gocës së babit, të qetësohet, të jetë i qetë, të ruajë figurën e Presidentit. Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim. Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama.”

Më tej, Meta deklaroi se nesër do të paraqitet në SPAK padia për rastin e sipërmarrësit Erion Mane, ndërsa theksoi se referendumi do të triumfojë më 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *